
Druri Lamelar në të vërtetë është një dru ME NGJITJE. Në vitin 2008 ky material drusor nuk ishte i disponueshem në mënyrë masive për tregun shqiptar. Ishte momenti kur Drulam nga një eksperiece të gjatë tregtimi dhe ndërtimi me këtë lëndë drusore në Europë hyri edhe në tregun Shqiptar dhe po për këtë arsye filiali në Shqipëri u quajt DRU LAM, shkurtim i dru lamelar. Vendosëm ta quanim kështu, edhe në gjuhën shqipe, si fjalë që vjen nga italishtja,”lamellare”, pasi është një fjalë me komplete sasa dru me ngjitje. Më poshtë do mundohemi në mënyrë sintetike te shpjegojmë teknologjinë e prodhimit dhe aplikimin e këtij materiali industrial që në 30 vitet e fundit mbështetur dhe kontrolluar rreptësisht nga normativa Eurocode DIN 1052 i dha mundesine matelialit dru , për herë të parë në histori, të përdoret si element ndërtimi 100% i llogaritshëm në çdo koefiçent përbërës se tij. Druri lamelar përftohet nga ngjitja e disa dërrasave (lamelle) nëpërmjet një materiali ngjitës të çertifikuar (ngjitës kimik dedikuar vetëm për këtë teknologji) nën presion pneumatik dhe temperaturave të kontrolluara të aplikuara sipas normativës.
Më ekzaktësisht referuar në këtë normative, seksioni tërthor i dërrasës nuk duhet të kalojë 60 Cm’. Nisur nga ky fakt, druri me ngjitje mund të prodhohet vetëm nga ngjitja e një numri të caktuar dërrasash me spesor 3-4 Cm të mbivendosura njëra mbi tjetrën (deri në perfitimin e lartësisë së dëshiruar) dhe me bazë sipas kërkesës, nga 8 cm deri në 22 Cm max. (mbi 22 Cm duhet ti nenshtrohet nje
procedure tjetër).
