
P Ë R S E D U H E T T Ë Z G J E D H ISTRUKTURE PREJ DRURI
Sepse, sadopak ndihmojmë ekologjine e ambjentit ku jetojmë ne dhe
pasardhësit tanë. Me frymën e vullnetit që kemi për t’ju bashkuar familjes së madhe europiane përveç se për obligim, një detyrë të tillë duhet ta ndjejë secili prej nesh. Peshon rreth 6 herë më pak se betoni, si rrjellojë më pak ngarkesë në strukturën mbajtëse, pra siguri me e lartë dhe kursim i ndjeshëm material. Pasi të jetë përfunduar, mbulesa shërben edhe si tavan, pra më shumë hapësirë për të jetuar dhe më kursim në materiale për tavanet, muret e brendshëm apo të jashtëm prej druri. Kursehet gjithashtu pasi ka nevojë për mirëmbajte shumë herë me pak se në
ndërtimet me materialet e tjera. Kostoja e prodhimit të elementit dru si element ndërtimi është shumë herë me e ulët se ajo e prodhimit te të gjithë elementeve të tjerë. Si rrjedhojë çmimi i të ndërtuarit me dru në këndvështrimin e tij global është më i ulët se cdo material tjeter. Të ndërtuarit me dru është shumë më e shpejtë se me materiale të tjera. Kohëzgjatja e përfundimit të punimeve është shumë herë më e vogël sesa me materiale e tjera.Për karakteristikat teknike që zotëron, koeficent të lartë të elasticitetit, peshën specifike etj, në dallim nga elementet e tjerë na lejon të realizojmë struktura të mëdha pa pika mbështetje, të limituara vetëm nga ekzigjencat dhe fantazia arkitektonike. Zotëron koeficent të lartë termoizolues. Ka një raport të pabesueshëm me materialet e tjera.
(Shembull: 10 cm lëndë druri është i barazvlefshëm me 25 cm mure prej betoni). Si rrjedhoje, një kursim tepër i madh në vite për ngrohjen dhe ftohjen e ambjenteve të banueshme me dru. Në asnjë fazë të tij të prodhimit, që nga prerja e deri tek ndërtimi, nuk lëshon helme toksike, pra nuk është i dëmshëm për organizmin.
